KOHA PËR PËRGJEGJËSI QYTETARE… Duke i hedhur një vështrim garuesve të zgjedhjeve politike të 25 Prillit 2021

Av. Ndre Molla

Duke i hedhur një vështrim garuesve të zgjedhjeve politike të 25 Prillit 2021, të regjistruar deri tani në KQZ, të bie në sy fakti nëse, PS-ja në këtë garë është e vetme sikur duket…apo përzierja më e keqe politike që ka mbetur përballë shqiptarëve.
PS paraqitet sikur është parti e vetme në këtë garë elektorale, ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë parti tjetër e majtë, duke lënë përfaqësimin e tyre politik PS-së. Bashkimi nuk është aspak amoral, por fshehja e tij është amoralitet i plotë politik.
Pretendimi se PS-ja është e vetme në zgjedhje është një mashtrim i madh elektoral. Është mashtrim njëlloj siq është qeverisja e saj 8 vjeçare. Që këtu duket mungesa e transparencës dhe e një gare të sinqertë në mes palëve dhe me vetë elektoratin. Kuptohet lehtësisht se tashmë thirrja e 2013-ës çfarëdo(gjith)përfishirëse në koalicion, edhe të qelbësirave (sipas Muç Nanos), ka ngjitur dhe është kthyer në riformësimin e plotë të PPSH-së e mbeturinave të saj, ku brenda, sigurisht kanë mbetur edhe të etiketuarit e Nanos gazetar, edhe të etiketuarit e Nanos politikan të 2003-it. Madje kjo i ka lidhur edhe në bashkpunimin e fundit ishpronarin e PS-së Nano me pronarin aktual Rama. Madje hipokrizia e « vetmisë » së tyre në garën elektorale shkon deri në tallje kur thonë se « ne aleancën e kemi me qytetarët ». Aleancë me qytetarët që i ka zhdëpur, dëbuar e varfëruar si kurr më parë?!!!
Nëse nisemi nga koalicioni i gjerë i saj në 2013-n e në 2017-n, lehtësisht kuptohet se koalicioni nuk ka ndryshuar aspak, as në përmbajtje, as në çasje, as në qëllime. Janë të gjithë në një front të vetëm nën siglën PS alias PPSH, për të shpëtuar nga shqiptarët. E dinë mirë çfarë u kanë bërë.
Deri tani, në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve nuk ka të regjistruar PKSH, PPSH e Rindërtuar, Partia 8 Nëntori, Partia e Majtë Shqiptare, Partia e Punëtorve, Partia e dreqit e të birit, se kanë patur nja 26 parti në 2013-ën. Ku janë këto parti? Pse nuk janë në garë? Janë shkrirë në familjen e madhe PS alias PPSH, apo PS tashmë është edhe e socialistëve, edhe e komunistëve, edhe e rilindasve, edhe e horrave, edhe e kriminelëve? Dikur ishin subjekte elektorale në vete, që e patën lëshuar PS-në si parti në 25 % të votave. Këtë e tregojnë edhe të gjitha sondazhet e deritanishme, ku PS si asnjëherë tjetër që nga votat me armë të 97-ës, nuk ka shkuar në 46% siq flasin këto sondazhe paraprake, nëse janë të besueshme (unë nuk u besoj sondazheve). Saktësisht ky rezultat ka brenda të gjitha partizat e ekstremit të majtë dhe përtej tyre, edhe mafien që mbështeti dhe e integroi në shtet, me një strategji të qartë politike vetë Rama.
Në fakt Rama ja ka arritur qëllimit që kishte që në krye të herës, kur e pagëzoi lëvizjen e tij për të ardhur në pushtet në 2013-ën si Rilindje. Ja ka arritur plotësisht të ringjalli e të rilindi (në fakt ishte kudo nëpër këmbët e jetës publike edhe para 2013-ës, por nëpër këmbë amâ) pushtetin e bllokmenëve nëpërmjet bijve e bijave të tyre, përfaqësues tipik i të cilëve është vetë kryeministri Rama.
Kjo situatë, por edhe qeverisja katastrofike 8 vjeçare, në sy të elektoratit shqiptar e lakuriqëson PS-në ashtu siq është, partia që u ka më shumë borgj shqiptarëve, jo vetëm nga historia e origjinës së saj, por sidomos nga çfarë ka thënë e bërë në këto 8 vjet të qeverisjes, tmerrsisht në dëm të interesave ekonomike e kombëtare të shqiptarëve.
Pikërisht kjo situatë, e kthen këtë fushatë në mision popullor, përtej PD-së e Koalicionit të saj Aleanca për Ndryshim. E kthen në përballje, përballje të vërtetë, si ajo e 1992-it, me qëllim përmbysjen e një regjimi si modeli më i shëmtuar aliazh ishkomunistësh, ish sigurimsash e krimit të organizuar.
Sllogani i Partisë Demokratike « #SHQIPËRIAFITON » është gjetje domethënëse e kuptimplote, që i shkon plotësisht asaj që unë solla si argument, në lidhje me garuesit e këtyre zgjedhjeve.
Mesazhi, se me fitoren e PD-së e të Koalicionit « #ShqipëriaFiton », ka kuptim përtej politik, është mesazh popullor, është një thirrje që u drejtohet të gjithë shqiptarëve, me qëllim të bashkohen në këtë përpjekje dhe përballje për të larguar aliazhin tmerrsisht të shpërfytyruar të PS-së e çfardolloj mbeturine të saj, si një dëm i rëndë kombëtar.
Duhet të cek se, sipas mendimit tim, Nuk ka në tregun politik shqiptar parti antikombëtare, sepse kjo do të ishte nonsens ligjor, kushtetues e moral. Por realisht ka patur e ka qeverisje antikombëtare.Është e diskutueshme, madje abuzive dhe jo korrekte të thuash se PS duhet larguar nga pushteti se është antikombëtare. PS është aset i rëndësishëm kombëtar. Por ky rend prodhimtarie pushteti 2013-2021 i saj, i matur me rezultate, tregon qartësisht për rezultate negative me pasoja të rënda në planin e interesit kombëtar. Sepse:
Është dëm kombëtar të detyrosh largimin e 400 mijë shqiptarëve në 8 vjet qeverisje, që i bie çdo vit janë larguar 50 mijë shqiptar.
Është dëm kombëtar të mos realizosh asnjë hap drejt integrimit europian dhe të orientosh interesin strategjik të Shqipërisë drejt lindjes
Është dëm kombëtar të kriminalizosh institucionet më të larta të shtetit dhe administratën e tij publike. Të kthesh vendin në fushbetejë të karteleve të drogës, siq po ndodh çdo ditë.
Është dëm kombëtar që për 8 vite nuk ka asnjë investitor të madh strategjik në ekonomi, të mbysish konkurencën e lirë të tregut, të falimentosh mijëra biznese në interes të monopolizimit të ekonomisë në dorë të oligarkisë.
Është dëm kombëtar të japish me koncesion të gjithë ekonominë. Është shkatërrim i ekonomisë kombëtare PPP-të dhe rritja galopante e borgjit publik pa ndërtuar asnjë vepër strategjike të llojit « Rruga e Kombit ».
Është dëm i madh kombëtar të përqashë politikën e Shtetit të ri të Kosovës. Është dëmtim i rëndë i çeshtjes kombëtare shqiptare, marrveshja me Vuçiçin e konflikti me Haradinajn. Gjithashtu është dëm i rëndë kombëtar bllokimi i njohjeve të reja për Kosovën e tërheqja e disa njohjeve të mëparshme.
Të gjitha këto, e të tjera që i dinë të gjithë shqiptarët, tregojnë se është me rëndësi kombëtare largimi i kësaj qeverisje, i këtij sekti nwesbllokmen, jashtëzakonisht të rrezikshëm për shqiptarët, edhe për socialistët shqiptarë, për fatet e vendit dhe të shqiptarëve në rajon.
Ndaj, sllogani « #ShqipëriaFiton » e zgjedhur prej PD-së është ftesë popullore, për tu bashkuar në largimin e kësaj qeverie, tashmë jo rrezik por fatkeqësi kombëtare. Sigurisht se nuk është e lehtë, se përballë është një makineri hajnash parashë publike e votash, organizatash kriminale të lidhura me pushtetin dhe gjithë shpura ekstremiste e majtë, e rilindur në këto 8 vjet.
Por, koha është që çdo shqiptar të marri përgjegjësi për veten dhe shoqërinë, të investohet në Opozitën Shqiptare për të larguar të keqen. Sepse ky bashkim kombëtar kundër kësaj të keqeje, do të jetë një mësim i madh edhe për qeverisjen demokrate dhe kryeministrin e saj Lulzim Basha, e qeveritë në vazhdim, se njëlloj do të ndëshkohen nëse nuk justifikojnë besimin e shqiptarëve. Sepse shqiptarët kanë dinjitet!Shqiptarët kanë përgjegjësi për qeverisjen që meritojnë. Vetëm kështu nisemi nga e mbara! Vetëm kështu ».

MEDIA INDEPENDENT

Un commentaire

Laisser un commentaire