Origjina e Greqisë: Mashtrimi më i madh i historisë të lashtë

Aref Mathieu

Në kohët e lashta shumë qytetërime u pushtuan nga pushtues të huaj që i integruan, asimiluan dhe i kanë plotësisht përthithur. Kjo ndodhi, për shembull, në Egjipt: Asirianë, Persë, Lagjidët Ptolemaikë të fundit që rrjedhnin nga gjenerali maqedonas i Aleksandrit të Madh « Ptolemeu i Parë » (-368-283) të cilët pushtues përthithën qytetërimin egjiptian. Në Sumeri në mijëvjeçarin e katërt para erës sonë (Pellazgët që kanë përthithur qytetërimin Sumerian); rajoni i Hititejve/Hative në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit (Pellazgo-frigian që kanë përthithur qytetërimin e tyre); dhe sidomos trojat të Pellazgëve që u pushtuan nga semito-egjiptianë të ashtuquajtur Helen që uzurpuan, përvetësuan, monopolizuan, integruan, asimiluan dhe përthithen hapësirën të Pellazgëve, etj.
Ne e gjejmë të njëjtin proces në disa vende të periudhës moderne të okupuar nga udhëheqës me origjinë të ndryshme nga popullsitë autoktone të vendeve të pushtuara: në Turqi Atatürku (Ismail Qemali 1881-1938) me origjinë shqiptare, është fillimisht në krijimit të Turqisë moderne të cilën ai e ka reformuar dhe laicizuar; Mehmet Ali Pasha, me origjinë shqiptare, është krijuesi i Egjiptit modern të cilin ai e reformoi plotësisht, e ka modernizuar, industrializuar dhe zhduki analfabetizmin dhe është themeluesi i një dinastie mbretërore e cila zgjati gati 150 vjet (nga 1804 në 1952); Habib Burgiba (1903-2000), nga një familje shqiptare e vendosur në Libi e më pas emigruar në Tunizi, është reformatori i Tunizisë moderne (arsimi, ulja e pabarazive midis burrave dhe grave, zhvillimi ekonomik dhe një politikë e jashtme e ekuilibruar …), etj. .Unë përmenda këta udhëheqës të fundit me origjinë shqiptare të cilët u bënë politikanë të shquar, sepse ata adoptuan, integruan dhe asimiluan vendin pritës ose vendin e pushtuar dhe u përshtatën kulturës, gjuhës, rregullave, traditave dhe specificitetin të secilit prej vendeve që pushtuan ose qeverisën. Të gjithë këta udhëheqës punuan me mish dhe më shpirt për vendet që pushtuan, por nuk bënë absolutisht asgjë për vendin e tyre të origjinës. Mos të harrojmë se bashkatdhetarë të tjerë në të njëjtën mënyrë përsëritën të njëjtat qëndrime dhe të njëjtën sjellje: më shumë se njëzet perandorë Romakë dhe Bizantinë ishin me origjinë Trako-Ilire ! Më në fund shembulli më i kuptimplotë është ai i Aleksandrit të Madh (-326-323 para erës sonë) një tjetër Maqedo-Epirot me origjinë Pellazge: ai pushtoi një pjesë të madhe të botës por nuk bëri asgjë për Maqedoninë apo Epirin, trojat e paraardhësve të tij!
Kjo është pikërisht ajo që bënë Helenët (me origjinë semito-egjiptiane) gjatë pushtimit të tyre të trojave të Pellazgëve të lashtë: ata përthithën plotësisht civilizimin e të mundurve në të gjitha nivelet (kulturë, gjuhë, legjendat, mitet dhe kultet përfshirë atë të « Zeus-it pellazg » (Iliada XVI, 233/236). Për më tepër, për të provuar se ishte një popull autokton, pushtuesit helenë krijuan artificialisht një « Përmbytje të Deukalionit » (lloj i Noeut të Biblës), i cili me gruan e tij Pirha mbijetuan kësaj Përmbytje (« kopja » e asaj të Dhiatës së Vjetër !): djali i të cilëve « Hellên » u bë paraardhësi eponim i Helenëve ! Prandaj, këta të fundit janë arritje të vonshme në atë që do të bëhej Greqi dhe u shfaqën vetëm pas « katër shekujve » të quajtur « të errët » (-1200-800) ku ne nuk dimë absolutisht asgjë për Helenët e ardhshëm, fillimet e civilizimit e të cilëve janë të vendosura pas shekullit të 8-të para erës sonë, etj, etj.
Pra, këto janë fillimet e qytetërimit të ardhshëm helen. Një histori e cunguar dhe e manipuluar nga pushtuesit e parë helenë (Akeo-Danaenet, Kadmet dhe Pélopidet) për të cilën zbulohen disa aspekte të origjinës së tyre të ndryshme (qartë ose në filigran) nga autorët e lashtë grek dhe për të cilët shumë autorë modernë i kanë injoruar ose fshehur apo maskuar, ose të injoruar nga neglizhenca, nga mungesa e kthjelltësisë ose mendjemprehtësisë apo edhe për mungesë të kryerjes së saktë të studimeve, hulumtimeve dhe analizave të thelluara të teksteve të Antikitetit. Rezultati: jemi përballë një prej mashtrimeve më të errëta dhe më të rënda të historisë së njerëzimit!

Nga: Aref Mathieu
MEDIA INDEPENDENT

Laisser un commentaire